Murati: Deri më tani 20 milionë euro ka qenë mbështetja direkte për Trepçën

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 17:15
Murati: Deri më tani 20 milionë euro ka qenë mbështetja direkte për Trepçën

Pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media, ka folur për Trepçën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se stafi dhe minatorët e Trepçës duhet të tregojnë se janë të gatshëm të bëjnë më të mirën e mundshme për ndërmarrjen.

“Trepça poashtu duhet të tregojë, edhe stafi edhe minatorët duhet të tregojnë se janë të gatshëm të bëjnë më të mirën e mundshme për ndërmarrjen, të gjithë bashkë, në mënyrë që bashkarisht ta çojmë ndërmarrjen përpara”, tha ai.

Murati tha se ka pasur mbështetje nga Qeveria për Trepçën, derisa shtoi se zhvillimi i qëndrueshëm i ndërmarrjes arrihet kur të gjithë punojnë së bashku.

“Ministria ka treguar që deri më tani 20 milionë euro ka qenë mbështetja direkte për Trepçën, dmth s’është që nuk ka pasur mbështetje nga Qeveria, ato janë para të taksapaguesve. Madje kanë qenë subvencion, nuk ka nevojë të kthehen, mirëpo duhet të sigurohemi që ka një zhvillim të qëndrueshëm të ndërmarrjes, i cili arrihet kur të gjithë punojmë së bashku”, tha ai.

(Kosova Sot Online)