Tahiri: Qeveria po mashtron, ja sa euro i bie që rriten pagat

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 17:31
Tahiri: Qeveria po mashtron, ja sa euro i bie që rriten pagat

Qeveria e Kosovës po tallet me punëtorët e sektorit publik, ka thënë shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, me buxhetin e ri, i bie që të ketë ngritje të koeficientit për pesë euro. Tahiri thotë se një kategorie të madje i bie që të kenë 30 deri në 80 euro të hyra mujore më shumë.

Sipas tij, duke e ditur shkallën e inflacionit, kjo rritje është “mashtrim”.

“Qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik. Me buxhetin e ri, i bie të kemi një ngritje të koeficientit për pesë euro. Në total, një shumice dërrmuese të kategorive buxhetore i bie të kenë 30 deri në 80 euro më shumë të hyra mujore. Duke ditë inflacionin kjo nuk është rritje reale nominale. Thënë ndryshe qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)