Krasniqi: Kam informacione që një burrë është i gatshëm të flas për dhunën sek*suale gjatë luftës

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 17:50
Krasniqi: Kam informacione që një burrë është i gatshëm të flas për dhunën sek*suale gjatë luftës

Në Kosovë nuk ka shumë njerëz që rrëfehen siç është rrëfyer ajo, ka deklaruar Vasfije Krasniqi- Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se kjo ndodh për shkak se nuk e kanë përkrahjen e duhur.

“Në Kosovë nuk flitet shumë sepse nuk e kanë përkrahjen e familjes, shtetit… Mu nuk ma ka ni çka thojnë hallat e tezet, po veç burri jem, çikat e mia e familja jem”.

Ajo ka thënë se ka informacione që një burrë është i gatshëm të flas për dhunën seksuale gjatë luftës, mirëpo shton se nuk është e sigurt.

Krasniqi tha se ka shumë komente që e kanë lënduar.

“Ka shumë komente që me kanë lëndu”, tha ajo.

Ajo ka thënë se gratë që shkojnë për të aplikuar për statusin e të dhunuarës në Komision, janë ofenduar nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale.

“Janë dëshpëru, janë ofendu prej komsionit. Unë nuk e pranoj këtë sjellje të komiisionit. Janë fjalë të rënda që nuk i toleron as televizioni”, tha ajo. 

(Kosova Sot Online)