Osmani uron që askush të mos kalojë nëpër dyert e objektit të Onkologjisë

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 19:35
Osmani uron që askush të mos kalojë nëpër dyert e objektit të Onkologjisë

Uroj që askush të mos kalojë nëpër dyert e objektit të Onkologjisë pasi aty trajtohen të sëmurët me kancer. Por nëse ndodhë kjo, “nuk jeni vetëm”, ka deklaruar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka njoftuar për mbulimin e pakove onkologjike, për gratë e prekura me kancerin e gjirit.

“Vitin e kaluar premtuam se do t’i mbulojmë të gjitha pakot onkologjike për gratë e prekura me kancerin e gjirit. Sot e bëmë dhe çdo vit do ta bëjmë”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)