Hagari: Forcat izraelite kanë marrë nën kontroll një 'fortesë' të Hamasit

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 19:45
Hagari: Forcat izraelite kanë marrë nën kontroll një 'fortesë' të Hamasit

Zëdhënësi Daniel Hagari tha se forcat izraelite kishin marrë nën kontroll një “fortesë” të Hamasit në Jabalia perëndimore dhe kishin vrarë komandantin e Hamasit, Ebrahim Biari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ushtria e përshkroi Biarin si komandantin e batalionit qendror Jabalia që mbikëqyrte luftimet në të gjithë Gazën veriore, ka raportuar Al Jazeera.

Hagari tha se forcat izraelite vranë rreth 50 pjesëtarë të Hamasit gjatë ditës së fundit.

Hamasi nuk iu përgjigj menjëherë pretendimit, i cili erdhi menjëherë pasi ministria e brendshme e Gazës tha se një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia kishte vrarë dhe plagosur qindra.

(Kosova Sot Online)