Abdixhiku: Shkolla politike 'Ibrahim Rugova' po nis

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 20:00
Abdixhiku: Shkolla politike 'Ibrahim Rugova' po nis

Shkolla politike “Ibrahim Rugova” po nis, ka theksuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka ftuar të rinjtë nga mosha 18 deri në 25 vjeç që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle politike.

”Lidhja Demokratike e Kosovës, mbështetur nga NDI, USAID dhe SDC, fton gjithë të rinjtë e të rejat nga mosha 18 deri në atë 25 vjeçare, të bëhen pjesë e ligjërimeve politike në këtë shkollë”, ka thënë Abdixhiku.

Më tutje, ka treguar për mënyrën sesi do të mësohet në këtë shkollë.

’Nëpërmjet një kurikule dy mujore, të ndarë në 10 ligjërata, këtu, në Selinë Qendrore të LDK-së, ju do të mësoni për të djathtën, për Republikën, Rugovizmin, ekonominë e tregut, shtetin, institucionet shtetërore e ato ndërkombëtare”.

“Do të mësoni dhe për kampanjen e aktivizimin partiak, sikurse dhe për programin tonë politik”, ka shkruar kryetari i LDK-së. 

(Kosova Sot Online)