Mali i Zi, zgjidhet qeveria e re me mbështetje të partive pro-serbe dhe pro-ruse

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 20:21
Mali i Zi, zgjidhet qeveria e re me mbështetje të partive pro-serbe dhe pro-ruse

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi të martën qeverinë e re të kryeministrit Milojko Spajiç me mbështetjen e deputetëve të partive pro-serbe dhe pro-ruse, që kundërshtojnë NATO-n dhe orientimin pro-perëndimor të Malit të Zi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian haptas kanë kundërshtuar me muaj përfshirjen e partive politike, që ata i cilësojnë anti-perëndimore, në koalicionin qeverisës të Malit të Zi.

Qeveria u mbështet nga votat e 46 deputetëve të shumicës së re parlamentare, ndërsa kundër votuan 19 deputetë të opozitës. Pesë deputetë munguan dhe një abstenoi nga votimi.

(Kosova Sot Online)