Kosovarët shënojnë rekord në kursime, 5.89 miliardë euro në banka

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 08:16
Kosovarët shënojnë rekord në kursime, 5.89 miliardë euro në banka

Shuma e kursimeve që qytetarët e Kosovës kanë në banka ka arritur në vlerën prej 5.89 miliardë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës.

“Depozitat e klientëve në shtator 2023 kanë shënuar rritje për rreth 14.63 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Vlera e depozitave në shtator 2023 arriti vlerën 5.89 miliardë euro”.

“Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5% të totalit të depozitave (apo rreth 3.88 miliardë euro). Vlera e depozitave të reja në muajin shtator ishte 87.02 milionë euro”.

(Kosova Sot Online)