U kap duke kontrabanduar telefona, intervistohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 08:40
U kap duke kontrabanduar telefona, intervistohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak

Është intervistuar një shtetas serb në pikën kufitare në Bërnjak pasi u kap duke kontrabanduar 20 telefona pa dokumente përcjellëse vlera e të cilëve sillet rreth 15000€, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar

Kurse, malli i është konfiskuar dhe dërguar në doganë.

SPK Bërnjak 31.10.2023 – 10:25. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull shtetas i Serbisë i janë gjetur 20 telefona të ndryshëm pa dokumente përcjellëse vlera e të cilëve sillet rreth 15000€ (pesëmbëdhjetë mijë euro) i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ndërsa malli i është konfiskuar dhe dërguar në doganë. Rasti në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)