Mitrovicë: Digjet një objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 08:50
Mitrovicë: Digjet një objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Dje në Mitrovicë është djegur një objekt i trashëgimisë kulturore,përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka njftuar se rasti është në hetime.

“Nexhip Dragaj, Mitrovicë Jugu 31:10.2023 – 20:08. Si pasojë e një zjarri është djegur shtëpia e ankuesit mashkull kosovar. Shtëpia e djegur është objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. Rastit i është përgjigjur ekipi i zjarrfikësve që e kanë lokalizuar zjarrin. Në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore ka dalë edhe eksperti i zjarrit si dhe zyrtari nga Ministria e Kulturës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)