Minatorët e Artanës e ndërpresin grevën, i rikthehen punës

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 09:00
Minatorët e Artanës e ndërpresin grevën, i rikthehen punës

Kombinati “Trepça” ka njoftuar se minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e kanë ndërpre grevën dhe se i janë rikthyer punës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim është thënë se ky është një vendim i drejtë dhe i duhur nga minatorët dhe punëtorët e minierës së Kishnicës dhe Artanës.

“Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i duhur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës”.

(Kosova Sot Online)