Sot do të varroset i riu që vdiq pas plagosjes në Vushtrri

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 11:11
Sot do të varroset i riu që vdiq pas plagosjes në Vushtrri

Liridon Musliu, që u plagos mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, e që ndërroi jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, do të varroset sot, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të familjes, atij do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

Në njoftim thuhet se ceremonia mortore do të mbahet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Klinë e Poshtme.

Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot në ceremoninë mortore, e cila do të mbahet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Klinë e Poshtme.

(Kosova Sot Online)