Abdixhiku: Trishtim, dëshpërim, njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 13:09
 Abdixhiku: Trishtim, dëshpërim, njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka quajtur trishtuese dhe dëshpëruese protestën e sotshme të njësitet elitar të Policisë së Kosovës FIT, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Trishtim. Dëshpërim. Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, ka shkruar ai.

Në ndërkohë, në një protestë nga ky Njësit kanë kërkuar sot kategorizimin si njësi e veçantë, rrezikshmëria të përcaktohet në 50% e pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.

(Kosova Sot Online)