“Për Albin Kurtin, polic i mirë është vetëm polici i vdekur në veri të Kosovës”

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 13:23
“Për Albin Kurtin, polic i mirë është vetëm polici i vdekur në veri të Kosovës”

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e ka quajtur të dhimbshme protestën e sotme të FIT para Qeverisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo thotë se për kryeministrin, Albin Kurtin “polic i mirë është vetëm polici i vdekur në veri të Kosovës”.

“Per Albin Kurtin, polic i mirë është vetëm polici i vdekur në veri të Kosovës. E dhimbshme!”, shkruan deputetja. Kërkesat e FIT janë “Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve dhe rrezikshmëria të caktohet në 50% të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”.

(Kosova Sot Online)