Haradinaj për protestën e policëve: Duhet të ndihemi të turpëruar

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 15:04
Haradinaj për protestën e policëve: Duhet të ndihemi të turpëruar

Ish-ministrja e Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj - Stublla, ka thënë se fakti që policia nuk përdori forma radikale të protestës, e bënë protestën e sotme më të dinjitetshme, përcjell “Kosova sot Online”.

Haradinaj ka shkruar se duhet të ndihen të turpëruar të gjitha Institucionet e Kosovës duke përfshirë edhe pushtetin sot për protestën e policive të Kosovës.

“Fakti që Policia e Kosovës nuk po kërcënon me grevë apo me forma tjera radikale – e bën protestën e sotme para Qeverisë edhe më të dinjitetshme! Të gjithë ne që ishim qoftë edhe një ditë brenda institucioneve vendimmarrëse në Republikën e Kosovës përfshi pushtetin sot, e që jemi mburrë me krenari çdo ditë me Policinë tonë – duhet të ndihemi të turpëruar sot”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)