Në Pejë gjatë tetorit u arrestuan 51 persona me urdhëresa tё Gjykatave

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 15:24
Në Pejë gjatë tetorit u arrestuan 51 persona me urdhëresa tё Gjykatave

Policia në Pejë ka njoftuar se gjatë muajit tetor, janë arrestuar 51 persona të kërkuar me urdhёresa të Gjykatёs, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale disa nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa disa nga ta janё dёrguar ne seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente.”

(Kosova Sot Online)