Ky stacion policor pranon donacion nga KFOR-i

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 13:50
Ky stacion policor pranon donacion nga KFOR-i

Sot, me datë 1 nёntor 2023, në ambientet e Stacionit Policor në Istog, komandanti i Stacionit Policor nё Istog, kapiten Enver Gashi, ka pranuar donacion pёr “dhomёn mike” e cila do tё pёrdoret nga hetuesit e dhunёs nё familje për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe personave të mitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky donacion ёshtё dhuruar nga komandanti i brigadёs Perёndimi Kolonel  Gabriele Vacca, nё kёtё ceremoni ishte prezent Kolonel Shaban Shala, drejtor i drejtorisё rajonale tё Policisё nё Pejё dhe Kryetari i Komunёs sё Istogut, z. Ilir Ferati.

Policia e Kosovës, do të jetё gjithmonё falënderuese dhe mirënjohëse për ndihmën e ofruar si dhe bashkëpunimin e vazhduar në fusha tё ndryshme dhe atё të sigurisë. Ky donacion do tё shërbej pёr punё mё efikase nё “dhomën mike”, nё Stacionin Policor nё Istog.


(Kosova Sot Online)