Qytetet dhe fshatrat ukrainase përballen me një numër rekord sulmesh

  • A.P /
  • 01 November 2023 - 20:14
Qytetet dhe fshatrat ukrainase përballen me një numër rekord sulmesh

Ukraina tha të mërkurën se 118 qytete dhe fshatra u bombarduan nga Rusia më 31 tetor. Ky është numri më i madh i vendbanimeve që u përball me sulme njëkohësisht këtë vit.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha të mërkurën se sulmet u regjistruan në 11 rajone ukrainase.

Ministria raportoi se një rafineri nafte në Kremençuk, një qytet në rajonin qendror Poltava, ishte cak i Ushtrisë së Rusisë, ku u nevojitën pothuajse 100 zjarrfikës për ta shuar zjarrin. Nuk u raportua për viktima.

Një person u raportua i vrarë dhe një tjetër i plagosur si pasojë e bombardimeve gjatë natës në verilindje të rajonit Harkiv, sipas Ministrisë.

(Kosova Sot Online)