Senatorja Shaheen zbulon detaje për bisedat me Kurtin dhe Vuçiqin: BE s’do t’i pres përgjithmonë

  • A.P /
  • 01 November 2023 - 20:21
Senatorja Shaheen zbulon detaje për bisedat me Kurtin dhe Vuçiqin: BE s’do t’i pres përgjithmonë

Jam e shqetësuar për çështjen e pazgjidhur të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe retorikën e liderit të Republikës Srpska, Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë, ka deklaruar senatorja amerikane Jeanne Shaheen e cila së fundmi vizitoi Ballkanin Perëndimor me kolegun e saj demokrat Peter Welch, përfshirë edhe Kosovën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Senatorja demokrate nga New Hampshire thekson për voa se Kongresi ka kapacitet të mjaftueshëm për t’i kushtuar vëmendje rajonit, pavarësisht krizave në Lindjen e Mesme dhe Ukrainës dhe faktit që Amerika po hyn në një vit zgjedhor.

"Ka dy sfida. Njëra është çështjet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Dimë për inkursionin në Kosovë që ndodhi më 24 shtator, kur u vra një polic i Kosovës dhe tre serbë. Ekziston një shqetësim i vërtetë për atë kufi dhe si të zgjidhen ato çështje në të ardhmen. Kam pasur rastin të takohem me kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, për të shprehur shqetësimin tim për gjithçka që ka ndodhur dhe për të shprehur ngushëllimet e mia. I kam bërë thirrje edhe kryeministrit Kurti që të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të zgjidhë çështjet me Serbinë. Kam pasur rastin të flas në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, t’i shpreh shqetësimin tim dhe t’i apeloj që të bëjë të njëjtën gjë – t’u kthehet negociatave, sepse normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është e vetmja rrugë për të zgjidhur këto çështje” ka theksuar senatorja.

(Kosova Sot Online)