Rrustemi flet për protestën e policëve: Le të mos e bëjmë betejë politike

  • A.P /
  • 01 November 2023 - 21:17
Rrustemi flet për protestën e policëve: Le të mos e bëjmë betejë politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi u pyet për protestën e Njësitit më Elitar të Policisë së Kosovës sot para Qeverisë, për këtë ngjarje të pazakontë ai tha se “si çdo kategori tjetër e kanë të drejtën e garantuar për të shprehur pakënaqësinë dhe për të paraqitur kërkesat e tyre”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Teksa po jepte mendimin e tij për protestën e sotme, deputeti Rrustemi tha se sektori i sigurisë është i ndjeshëm dhe kjo pjesë s’duhet bërë “pjesë e betejës politike”.

“E kuptoj që kërkesat mund të jenë për më shumë, por brenda kapaciteteve që i ka Qeveria e Kosovës do të përkushtohet në këtë drejtim. Por jemi në një situatë që sektori i sigurisë është një sektor i ndjeshëm që duhet ta ruajmë dhe mos ta bëjmë pjesë të betejës politike, e deri diku as teme të opinionit publik. Duhet ta ruajmë që të mos ta pëfshimë në beteja politike”, tha Rrustemi në “Pressing”

Ndër të tjera ai tha se sektori i sigurisë ka qenë prioritet i Qeverisë.

“Në rrafshin tjetër, për qeverisjen dhe qeverinë, policia dhe sektori i sigurisë ka qenë ndër prioritetet kryesore në kuptimin e rritjes së buxhetit të përgjithshëm për policinë dhe FSK-në, shumëfish, sidomos me investime kapitale me 300%, në pajisje operacionale për Policinë  e Kosovës që përmirësojnë kushtet e tyre të punës, rrisin sigurinë në përmbushjen e detyrës së tyre…”

“Sa i përket çështjes së pagave, pa u lëshuar në pagat specifike, e në periudha të caktuara, sepse shifrat janë reale dhe objektive. Ligji për Pagat në sektorin politik, në përpjekje për të nivelizuar në kuptimin për të siguruar një lloj balancimi e barazie për sektorin publik është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe ka përcaktuar rregullat e pagave, ka përcaktuar edhe rregullat e shtesave. Për policinë, Qeveria ka marrë vendim për të mbështetur policinë me shtesat për rrezikshmëri”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)