Persona të panjohur shkruajnë grafite në një shtëpi në Vushtrri

  • E.K /
  • 02 November 2023 - 09:52
Persona të panjohur shkruajnë grafite në një shtëpi në Vushtrri

Një person ka raportuar se persona të dyshimtë e të panjohur në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhe si dhe në disa dritare të shtëpisë së tij me sprej kishin shkruar grafitë, përcjell “Kosova Sot Online”

Rasti ka ndodhur të martën në Vushtrri.

Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë të rregullt hetimore dhe është cilësuar si “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshimtë të panjohur në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhe si dhe në disa dritare të shtëpisë së tij me sprej kishin shkruar grafite. Rasti në procedure te rregullt hetimore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)