Boban Bogdanoviq largohet nga Serbia: Ika nga diktatura e nazistit Aleksander Vuçiq

  • E.K /
  • 02 November 2023 - 10:19
Boban Bogdanoviq largohet nga Serbia: Ika nga diktatura e nazistit Aleksander Vuçiq

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i madh i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, Boban Bogdanoviq thotë se është larguar nga Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bogdanoviq ka shkruar se u largua nga Serbia dhe diktatura e Aleksandar Vuçiqit.

Njoftimin ai e ka dhënë në platformën X, duke numëruar me rend arsyet e largimit të tij.

“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandar Vuçiq, i cili së bashku me Aleksandar Vulin, BIA dhe Zvonko Veselinoviqin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë! Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar! E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Bogdanoviq në X.

(Kosova Sot Online)