Kusari-Lila: Janë bërë të gjitha përpjekjet për ndërprerjen e grevës së minatorëve

  • E.K /
  • 02 November 2023 - 11:08
Kusari-Lila: Janë bërë të gjitha përpjekjet për ndërprerjen e grevës së minatorëve

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se Qeveria i ka bërë “të gjitha përpjekjet” për t’u ndërprerë greva e minatorëve të Trepçës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Të gjitha përpjekjet për t’u ndërprerë greva apo qëndrimi i grevistëve poshtë në minierë janë bërë. Shto këtu faktin, që fatkeqësisht kjo është greva e parë në shoqërinë aksionare Trepça që nuk ka këshill grevist, nuk është në përputhje me ligjin për greva”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)