Ambasadorët britanikë të Prishtinës e Beogradit në Manastirin e Graçanicës

  • E.K /
  • 02 November 2023 - 11:44
Ambasadorët britanikë të Prishtinës e Beogradit në Manastirin e Graçanicës

Dy ambasadorët britanikë të Kosovës dhe Serbisë, Nicholas Abbott dhe Edward Ferguson, kanë shkuar për vizitë në Manastirin e Graçanicës ku janë takuar me Peshkopin Teodosije, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për këtë vizitë ka njoftuar Dioqeza e Rashkë-Prizrenit në X, duke thënë se Teodosije iu ka thënë ambasadorëve se është “situatë shqetësuese” për besimtarët e kishës serbe në Kosovë.

Në njoftim thuhet se Ipeshkvi i informoi ambasadorët për situatën në të cilën jeton Kisha Ortodokse Serbe dhe besimtarët e saj në Kosovë.

“Ipeshkvi i Rashka-Prizrenit dje ka pritur në Manastirin e Graçanicës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, z. Nicholas Abbott dhe ambasadorin e MB-së në Beograd, z. Edëard Ferguson. Ipeshkvi i informoi ambasadorët për situatën shqetësuese në të cilën jeton Kisha Ortodokse Serbe dhe besimtarët e saj në Kosovë, duke shprehur besimin se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të trajtojë çështjet e të drejtave fetare dhe të njeriut në këtë rajon dhe veçanërisht mbijetesën dhe mbrojtjen e Kishës Ortodokse Serbe, me vëmendje të veçantë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të #Ballkanit”, thuhet në njoftimin e dioqezës.

(Kosova Sot Online)