Rama: Draft-statuti që e pranuan Kosova e Serbia është i BE’së

  • E.K /
  • 02 November 2023 - 13:34
Rama: Draft-statuti që e pranuan Kosova e Serbia është i BE’së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do të vijë në Prishtinë për të treguar mbështetjen e tij për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se është krenar për kontributin e Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Nuk do të mund të isha më për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë e të vazhdueshëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i Asociacionit i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është një draft i BE-së”, ka shkruar Rama në anglisht në rrjetin social “X”.

Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e kmarrëveshjes bazike dhe se do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

“Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve në fqinjësinë tonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”.

(Kosova Sot Online)