Kryeministri Kurti mirëpret në takim ish-kryediplomaten greke Bakoyannis

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 15:46
Kryeministri Kurti mirëpret në takim ish-kryediplomaten greke Bakoyannis

Ish-kryediplomaten greke, Dora Bakoyannis, e cila është rikthyer në Prishtinë pas disa vitesh si raportuese për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e ka pritur sot në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bakoyannis në fillim të takimit me Kurtin, shprehet e fascinuar me ndryshimin që ka pësuar Prishtina, duke thënë e qyteti është plotësisht ndryshe që prej vizitave që ka pasur në vitin 2003 dhe 2009.

“I thash edhe zv.ministrit, isha shumë kohë më parë në vitin 2003 dhe 2009, shoh një qytet tjetër, një ndryshim komplet. Është madhështore”, ka thënë Bakoyannis.

(Kosova Sot Online)