Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare: 12 pika në agjendë

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 16:11
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare:  12 pika në agjendë

Me fillim prej orës 11:00, nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pika e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.

Pastaj janë edhe 11 pika tjera në rend të ditës

Rendi i plotë i ditës:

1.  Raportimi i Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti për takimin  e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

2.  Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,

3.  Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,

4.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,

5.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,

6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,

7.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,

8.  Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,

9.  Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

10.  Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

11.  Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,

12.  Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)