Zhduket një grua nga ky vend i Kosovës

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 16:25
Zhduket një grua nga ky vend i Kosovës

Për gjetjen e një personi të zhdukur më 27 tetor, Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për Shqipe Zekaj, e lindur në vitin 1984, banuese në fshatin Vasilevë- Drenas.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192.

(Kosova Sot Online)