Netanyahu: Ushtria izraelite ndodhet në Gaza, do të fitojmë!

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 22:00
Netanyahu: Ushtria izraelite ndodhet në Gaza, do të fitojmë!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se trupat izraelite janë vendosur në Gaza dhe se ndodhen në ‘kulmin’ e betejës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Jemi në kulmin e betejës. Kemi pasur suksese mbresëlënëse. Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne do të ecim përpara, do të avancojmë dhe do të fitojmë. Këtë do ta arrijmë me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e luftëtarëve tanë heroikë”, tha Netanyahu.

Ushtrisë izraelite do t’i duhet të përballet me një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, të cilat Hamasi tashmë i ka përdorur për të nisur sulme të befasishme kundër ushtarëve.

Izraeli urdhëroi më shumë se një milion njerëz në veri të territorit, ku ndodhet qyteti i Gazës, të evakuohen në jug përpara ofensivës tokësore. Megjithatë vetëm në spitale, 117,000 civilë mbeten të strehuar përkrah pacientëve dhe mjekëve, sipas zyrës humanitare të OKB-së, OCHA.

(Kosova Sot Online)