Shfaqet parulla në mes të autostradës: Edi Rama=Esat Pasha

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 22:15
Shfaqet parulla në mes të autostradës: Edi Rama=Esat Pasha

“Edi Rama=Esat Pasha”, kjo është parulla me të cilën kanë vendosur qytetarët ta paralizojnë kryeministrin shqiptar. Por çfarë e bën Ramën kaq të ngjashëm me Esat Pashën?

Ngjashmëria fillon që në pamje, Edi Rama preferon të rrisë mjekrën e thinjur, ndërsa  Esad Pasha kishte si personifik të tijin mustaqet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Edi Rama=Esad Pasha”, shfaqet parulla në mes të“Edi Rama=Esat Pasha”, shfaqet parulla në mes të

Por ajo që i bën liderët të ngjasojnë edhe më shumë, është dashuria për pushtetin. Esat Pasha do të ishte krenarë të shikonte Edi Ramën që nuk do të ndalej para asgjëje që i mundësonte të mbante pushtetin dhe të fitonte para për vete dhe për rrethin e njerëzve të tij.

Me siguri nëse Esat Pasha do të kishte qenë në vend të Edi Ramës sot ai do të kishte shpërndarë leje për ndërtim kulla, lagje rezidenciale, vila turistike në bregdet njëjte si pasardhësi i tij.

Kush ishte Esad Pasha?

Esad Pasha, u lind më 13 qershor 1863, në Tiranë, në një familje të vjetër dhe të

pasur çifligare tiranase.

Ai ishte i biri i Ali bej Toptanit, pinjoll i banorëve të parë të Tiranës. Në historikun e kryeqytetit fisi Toptanëve zë një vend të konsiderueshëm, si protagonistë të përpjekjeve për zotërimin e qytetit

që po krijohej.

Esadi është shkolluar në Turqi, ku mbaroi edhe Akademinë Ushtarake të Stambollit. Sapo mbaroi shkollën, ushtaraku karrierës Esad Toptani, u emërua funksionar në ushtrinë osmane, ku shërbeu me zell të madh.

Me këtë vrull të zjarrtë, duke punuar me përkushtim ai fitoi shpejt disa grada ushtarake deri edhe gjeneral. Esadi është rritur në Tiranë, ku zgjeroi rrethin e ndikimit të tij, i cili i dha mundësi të çlirohej nga

rivaliteti që kishte me familjen Jella dhe të shtonte pasurinë me mjete e mënyra të paligjshme.

Pasi gjeti mundësinë për t’u vënë me dëshirë në shërbim të Hafiz pashës, guvernator i Durrësit (i cili nuk duhet ngatërruar me homonimin e tij, vrasësin e Ganiut), ai u caktua kryetar i rrethit të Tiranës, post që i lejonte të kryente veprime të paligjshme.

(Kosova Sot Online)