Më në fund kazerma 'Adem Jashari' do të kyçet në Termokos

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 17:43
Më në fund kazerma 'Adem Jashari' do të kyçet në Termokos

Kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos, derisa bashkë me kazermën do të mundësohet edhe kyçja e “Banesave te Bardha”, lagjes “Kalabria” dhe ndërtesave shumëkatëshe në lagjen “Lakrishte”, ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos ku pjesëtarët tanë të Forcës së Sigurisë të Kosovës do të marrin shërbimin e mjaftueshëm dhe cilësor të ngrohjes. Kjo u arrit falë votës së këshilltarëve komunalë të cilët votuan pro subvencionimit prej 5 milionë eurove të Termokos të cilat mundësojnë kyçjen e Kazermës. Veç ushtrisë tonë, nga ky subvencionim do të mundësohet edhe kyçja e “Banesave te Bardha”, lagjes “Kalabria” dhe ndërtesave shumëkatëshe në lagjen “Lakrishte”, tha Rama.

Rama këtë e përshkroi si “super lajm”.

(Kosova Sot Online)