Hovenier: Përgëzoj përkushtimin e Vitisë për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 18:09
Hovenier: Përgëzoj përkushtimin e Vitisë për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë

Mministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka aprovuar kërkesën për t’i furnizuar me barna dhe pajisje mjekësore spitalet dhe qendrat shëndetësore në komunat me shumicë serbe, tha sot Thomas Szunyog, shef i zyrës së BE’së në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga MSH kanë thënë  se kërkesat për furnizim trajtohen me prioritet, derisa kanë bërë të ditur se sot është furnizuar me barna komuniteti serb në Mitrovicën Veriore dhe Graçanicë. Po ashtu, Komisioni për Donacione i MSh-së ka aprovuar donacionin për importin e oksigjenit medicinal për nevojat e komunitetit serb në Spitalin e Graçanicës.

Këtë e ka mirëpritur edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili e përgëzoi ministrin Vitia për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Bashkohem me kolegun tim të BE-së në mirëpritjen e ministrit Arben Vitia për aprovimin e shpejtë të donacioneve të barnave dhe furnizimeve mjekësore dhe përgëzoj përkushtimin e tij të vendosur për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)