Sveçla: Ja sa qytetarë i ndërruan targat ilegale serbe në RKS

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 18:15
Sveçla: Ja sa qytetarë i ndërruan targat ilegale serbe në RKS

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të automjeteve serbe në Kosovë po zhvillohet me sukses, pasi sipas tij, 256 automjete kanë ndërruar targat ilegale serbe në targa të Republikës së Kosovës vetëm gjatë dy ditëve të fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga e mërkura, është hapur një afat 30-ditor i ri për regjistrimin e veturave me targa ilegale të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës (RKS).

“Me vendim të Qeverisë, nga dje është hapur afati 30 ditorë për regjistrimin e veturave me targa ilegale të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës, RKS. Që nga dje ka pasur interesim të madh të regjistrimit të veturave me ç’rast 256 automjete kanë kaluar nga targat ilegale në targa RKS dje dhe sot”, ka njoftuar ai.

(Kosova Sot Online)