Biden: Ja sa amerikanë janë larguar nga Gaza

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 19:25
Biden: Ja sa amerikanë janë larguar nga Gaza

Shtetet e Bashkuara ia kanë dalë t’i largojnë nga Rripi i Gazës 74 amerikanë me dyshtetësi, tha të enjten presidenti amerikan, Joe Biden, një ditë pasi nisi evakuimi nga Gaza përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, Rafah, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,

“Lajm i mirë, ne i nxorëm sot [nga Gaza] 74 amerikanë me dyshtetësi”, tha presidenti Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Biden kishte thënë se qytetarët amerikanë do të mundë të fillonin të largoheshin nga Gaza të mërkurën.

Gaza, një vend i vogël mesdhetar, po përballet me bombardime të pareshtura izraelite prej se grupi militant palestinez, Hamas, kreu sulme në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor, ku i vrau mbi 1.400 njerëz dhe i mori mbi 40 pengje për në Gazë.

Hollësi shtesë se kush kishte mundësi të largohej nga Gaza dhe kur nuk u bënë publike.

Bideni e përkrah fuqishëm Izraelin – të cilin e vizitoi muajin e kaluar pas sulmeve – por e ka ndryshuar reagimin në javët e fundit, duke e parë përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe rritjen e numrit të civilëve të vrarë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se më shumë se 9.000 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite në enklavën me 2.3 milionë banorë prej 7 tetorit.

(Kosova Sot Online)