Përleshen dy grupe në mes vete në Prishtinë

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 20:00
Përleshen dy grupe në mes vete në Prishtinë

Raportohet se në orët e vona të pasditës së sotme, në Lagjen Bregu i Diellit, raportohet se janë përleshur me armë dy grupe në mes vete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, janë gjuajtur mbi 10 plumba.

Njëra nga armët është gjetur në tokë, dhe në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës kanë dalë në vendngjarje.

Vendi ku dyshohet se ka ndodhur rasti është rruga Xheladin Hana, afër fushës së sportit.

(Kosova Sot Online)