Prokuroria jep detaje për vdekjen e afaristit nga Kosova Lulzim Kryeziu

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 20:12
Prokuroria jep detaje për vdekjen e afaristit nga Kosova Lulzim Kryeziu

Në objektin e një nga bizneseve të tij, pronari i pompave të derivateve, Lulzim Kryeziu, dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Mleqan të Malishevës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha, në një përgjigje me shkrim, ka treguar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion në Prishtinë

Tutje, zëdhënësi Batusha ka treguar se rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”.

Për rastin janë deklaruar edhe nga policia, ku janë shprehur se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

 

(Kosova Sot Online)