Stuhia godet Evropën Perëndimore, shkakton viktima dhe lë miliona njerëz pa rrymë

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 21:30
Stuhia godet Evropën Perëndimore, shkakton viktima dhe lë miliona njerëz pa rrymë

Së paku shtatë njerëz kanë vdekur dhe disa ta tjerë janë lënduar si pasojë e erërave të forta rekorde në Francë dhe përgjatë pjesës më të madhe të Evropës Perëndimore, pasi stuhia Ciaran goditi gjatë natës së mërkurës dhe mëngjesit të së enjtes,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Erëra me shpejtësi më të lartë se 190kmh u regjistruan në bregdetin atlantik të Francës, duke nxjerrë pemët me gjithë rrënjë dhe duke dëmtuar shtëpi.

Dy persona vdiqën dhe 16 të tjerë u lënduan në perëndim dhe veri të Francës, njoftuan autoritetet. Shtatë prej të lënduarve ishin punonjës emergjentë.

Rreth 1.2 milionë shtëpi mbetën pa rrymë në Francë të enjten, sipas kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike, Enedis. Kjo kompani tha se do t’i dërgojë 3.000 punëtorë në terren për ta kthyer furnizimin me rrymë sapo kushtet ta mundësojnë një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online)