Dega e parë e LDK-së në Prishtinë do ta ketë në krye një grua

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 21:46
Dega e parë e LDK-së në Prishtinë do ta ketë në krye një grua

Tani e tutje do të jetë Donjeta Dragusha, në krye të degës së parë të LDK-së në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, e ka falënderuar Ismet Beqirin për udhëheqjen e degës për 21 vite me radhë.

“Ismet Beqirin e falënderova për 21 vite udhëheqje të degës së parë në Prishtinë. Të faleminderit për gjithë kontributin e dhënë Ismet! Një rrugëtim i gjatë e përplot histori. Nga sot, Donjeta Dragusha, një grua profesioniste, veprimtare burimore nga forumet tona, magjistre e shkencave të ekonomisë, e asambleiste e zgjedhur në kryeqytet, u zgjodh si kryetare e re e kësaj dege”, shkroi ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)