Albin Kurti raporton sot para deputetëve lidhur me takimin e fundit në Bruksel

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 08:04
Albin Kurti raporton sot para deputetëve lidhur me takimin e fundit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë sot para Kuvendit të Kosovës lidhur me takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ishte takuar me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë me 26 tetor dhe pas takimit kishte deklaruar se ishte i gatshëm për ta nënshkruar propozimin që i ishte dorëzuar më 21 tetor nga pesëshja e madhe, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

”Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të marrëveshjes dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin”, ka deklaruar Kurti.

(Kosova Sot Online)