Fundi i grevës së minatorëve, “Trepça” publikon dokumentin e marrëveshjes

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 10:36
Fundi i grevës së minatorëve, “Trepça” publikon dokumentin e marrëveshjes

Pas dhjetë ditësh grevë, minatorët kanë arritur marrëveshje me Ndërmarrjen “Trepça”, për ndërprerjen e grevës dhe realizimit të kërkesave të parashtruara nga ana e minatorëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërmarrja “Trepça” ka publikuar letrën e minatorëve me katër kërkesat e parashtruara, ndërsa bën të ditur se është pajtuar që tri kërkesat e tyre të realizohen.

“Paga e minatorit prej 6-10 të muajit; Të shpallet konkursi i KE-së; Të përmirësohen kushtet e sigurisë; Të tërhiqen vendimet e nxjerra gjatë grevës”, ishin kërkesat e paraqitura nga ana e minatorëve.

(Kosova Sot Online)