Zyrtarja e LDK-së: Edhe regjisori Tarantino, e ka vështirë me ia ndërtu shpjegimin për Asociacionin Albinit sot

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 11:40
Zyrtarja e LDK-së: Edhe regjisori Tarantino, e ka vështirë me ia ndërtu shpjegimin për Asociacionin Albinit sot

Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkruar për seancën ku sot pritet që të raportojë sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti rreth asaj për çfarë është pajtuar në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lushaku-Sadriu ka thënë se edhe regjisori amerikan Quentin Tarantino do ta kishte të vështirë t’ia ndërtonte Kurtit një shpjegim për Asociacionin.

Lushaku-Sadriu tutje ka shkruar se sytë dhe veshtë janë të kryeministri Kurti.

“Edhe regjisori Tarantino, e ka vështirë me ia ndërtu shpjegimin për Asociacionin Albinit sot për seancë.Sy e vesh te ti, kryeministër. Nga errësira informative, Populli”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)