Kurti për draft-statutin: Nuk e kam pranuar, për shkak që s’e kam pranuar nuk po e shihni

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 12:52
Kurti për draft-statutin: Nuk e kam pranuar, për shkak që s’e kam pranuar nuk po e shihni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk e ka pranuar ende draftin për Asociacionin meqë nuk është nënshkruar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por, ai tha se ka ofruar nënshkrimin e atij drafti dhe tha se e ka shqyrtuar edhe me kujdes dhe me mëdyshje, por se nuk mund ta bëjë publik meqë është kërkesë e ndërmjetësve.

“S’e kam pranuar ende, nuk e kam pranuar. Dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju. Sepse se kam pranuar dhe ajo çfarë kam ofruar është që ta nënshkruaj dhe si rrjedhojë ta pranoj. Meqenëse s’ka nënshkrim, s’ka pranim. S’ka pranim – s’ka zbatim. Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim”.

“Pesë emisarët më kërkuan garancione [për të mos e zbuluar draftin]. Më duhet t’i qëndroj besnik kërkesës së tyre”.

(Kosova Sot Online)