Krasniqi - Kurtit: Ke qejf me qenë në lozhën e Thaçit e Rugovës

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 13:14
Krasniqi - Kurtit: Ke qejf me qenë në lozhën e Thaçit e Rugovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka thënë kryeministrit Kurti se e di që ka qejf të jetë në mesin e liderëve më të rëndësishëm të vendit, në lozhën e Thaçit e Rugovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por Krasniqi thotë se derisa historia e mban mend Rugovën si njeriun që i ka dhënë drejtim euro-atlantik shqiptarëve e Kosovës dhe Thaçin si shpallës të pavarësisë, atëherë Kurti duhet të mendohet se si do ta mbaj në mend historia.

Kryeministra ka pasë, liderë ka pas, ka do të ketë. DO mbahen men do s’mbahen. Po ti ki qejf me qenë të llozha e parë, qaty me Hashim Thaçin me Ibrahim Rugovën. Po derisa Rugovën e mban mend historia që ua ka dhënë orientimin perëndimorë shqiptarëve dhe Kosovës, dhe Thaçin si shpallës të pavarësisë dhe drejtues i luftës, ti mendo a ka me të mbajt mend ky popull si njeri që i ka dhënë një komuniteti etnik autonomi, që nesër mundet me u bo federalizim ose ndarje”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)