Abazi iu 'kapet' Kurtit: Çka je sot kryeministër, a je serbofil?

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 13:55
Abazi iu 'kapet' Kurtit: Çka je sot kryeministër, a je serbofil?

Nuk ka torturë më të madhe se me dëgju ligjërime për marrëveshjet e së kaluarës për Demarkacionin, Asociacionin, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht deputet i pavarur, Haki Abazi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abazi pati edhe një gjëegjëzë për “ata që kanë kartelën e LVV-së”.

“Si quhet një gjë që është vet-menaxhim sipas pikës 7 të marrëveshje e ndërlidhur me pikën 10”, pyeti deputeti.

“E tmerrshme… A e dini se ku keni ra…. keni ra në pamundësi për të argumentuar në fakt se çka po ndodhë…”, u shpreh Abazi.

Ai po ashtu përmendi deklaratat e mëhershme se janë serbofil kryeministrat që pranojnë Asociacionin.

“Serbofil janë kryeministrat që pranojnë Asociacionin, çka je sot kryeministër? A je serbofil”, u shpreh Abazi. 

(Kosova Sot Online)