Isni Kilaj u arrestua dje nga Specialja, por dy herë kishte vizituar ish-krerët e UÇK’së në Hagë

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 14:03
Isni Kilaj u arrestua dje nga Specialja, por dy herë kishte vizituar ish-krerët e UÇK’së në Hagë

Dje me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, është arrestuar ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) pas bastisjeve disa orëshe në pronat e tij në Prishtinë e Lubizhdë të Malishevës.

Por, ish-kryetari Kilaj, në muajin tetor të këtij viti kishte vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

(Kosova Sot Online)