Kurti: Sipas matjeve të fundit, politikani më i popullarizuar në Kosovë është Ministri Rashiq

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 14:16
Kurti: Sipas matjeve të fundit, politikani më i popullarizuar në Kosovë është Ministri Rashiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka falenderuar Ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, për fjalimin që mbajti në seancën ku ai po raporton lidhur me takimin e fundit në Bruksel, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”/

Tutje, Kurti shtoi se sipas matjeve të fundit, politikani më i popullarizuar në Kosovë është Ministri Rashiq.

“Faleminderit ministrit Nenad Rashiq, i cili pati qëndrime shumë racionale, të logjikshme edhe për të kaluarën, edhe për të tashmen, edhe për të ardhmen dhe e falenderoj edhe personalisht sepse e qetësoi opozitën”, ka thënë Kurti.

“Gjithnjë e më shumë ka mbështetje për ministrin Rashiqin në mesin e komunitetit serb. Madje, sipas matjeve të fundit, politikani më i popullarizuar në Kosovë është Ministri Rashiq”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)