Opozita ia kërkoi draftin, Kurti: Emisarët më thanë mos e shpalos

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 14:22
Opozita ia kërkoi draftin, Kurti: Emisarët më thanë mos e shpalos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është “në hall” me opozitën që po kërkojnë ta shohin draftin e Asociacionit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se është kërkesë e emisarëve perëndimorë që të mos e bëjë publike.

Kurti shtoi se është në koordinim të vazhdueshëm me amerikanët dhe europianët.

“Unë e kuptoj kërkesën e juaj, që ta shihni draftin. Emisarët europianë dhe ata amerikanë mos me tregu draftin, tash a me koordinim a pa, qysh po doni se jam në hall me juve? Ata më thanë mos e bën publik, e kam ndarë me Presidenten sepse është shefja e shtetit. Jam në koordinim të vazhdueshëm em amerikanët dhe europianët. Ata kanë kërkuar të mos e bëj publik, jam i korrdinuar me ta. Qysh po doni qysh me ja kallxu a me koordinim a pa koordinim. Për besë jam në hall me juve”.

(Kosova Sot Online)