Abdixhiku-Kurtit: Është gabim nëse e nënshkruani statutin e Asociacionit me Serbinë

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 14:28
Abdixhiku-Kurtit: Është gabim nëse e nënshkruani statutin e Asociacionit me Serbinë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se propozimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, nuk duhet të nënshkruhet me Serbinë, meqë statuti i Asociacionit është çështje e brendshme e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka thënë se nuk është më relevant nënshkrimi për këtë dokument, meqë veç ekziston Marrëveshja e Ohrit.

“Ky është dokumenti që për herë të parë Kosova e ka pranuar zyrtarisht. S’mund të krahasosh dicka që s’ka ekzistuar më parë. Pra është një dokument që na del e na shpërfaqet për herë të parë dhe me aq sa kryeministri pranoi i referohet marrëveshjes së 2013. Unë i them kështu, ky dokument nuk duhet të nënshkruhet me Serbinë. Statuti i Asociacionit është çështje e Kosovës. Kuptoni këtë gjë. Është gabim nëse e nënshkruani statutin e Asociacionit me Serbinë, është çështje e brendshme e Kosovës dhe meqë ju keni një marrëveshje me Serbinë, nuk është më relevante nënshkrimi. Ju vetë sapo na thatë që Marrëveshja e Ohrit është obligim ndërkombëtar”, ka thënë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)