Krasniqi - Kurtit: Për që i nënshtrohesh Lajçakut kurrë se kam besuar

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 14:36
Krasniqi - Kurtit: Për që i nënshtrohesh Lajçakut kurrë se kam besuar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i nënshtrohet Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deklarata e Krasniqit erdhi pasi Kurti tha se nuk mund t’ua tregojë draftin e Asociacionit, meqë është kërkesë e emisarëve perëndimorë që të mos e bëj publike këtë dokument.

“Për që i nënshtrohesh Lajçakut qështu, kurrë se kam besu. Lajçaku thotë mos fol, ti okej”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)