Ramadani: Pas dorëheqjes së Vulinit, rendi mbetet tek Vuçiqi, edhe ai do të shkojë

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 15:37
Ramadani: Pas dorëheqjes së Vulinit, rendi mbetet tek Vuçiqi, edhe ai do të shkojë

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se dorëheqja e sotme e drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin është dorëheqje e vonuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ramadani ka shkruar se dorëheqja e tij lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Tutje, Ramadani ka thënë se tani radhën për dorëheqje e ka presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Postimi i plotë:

Vulin duket se ka dhënë dorëheqje. Dorëheqje e vonuar dhe e ndërlidhur drejtpërdrejt me përgjegjësinë e tij në sulmin e armatosur terrorist të Grupit ParaMilitar më 24 shtator 2023.

Vulini ishte futur në Listën e Zezë amerikane më 11 korrik 2023, ndërsa dy muaj e gjysmë më vonë ai së bashku me Mojsilloviqin dhe Vuçeviqin ishte një prej organizatorëve të sulmit ndaj Kosovës dhe NATO-s.

Rendi mbetet tek Vuçiqi.

Edhe ai do të shkojë!

Që të dy Aleksandart e Serbisë e kanë një idol: Sllobodan Millosheviqin!

(Kosova Sot Online)